Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, Berisha përshëndet qytetarët: Ua zunë galanë në fyt zyrtarëve makutë

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, Berisha përshëndet qytetarët: Ua zunë galanë në fyt zyrtarëve makutë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, në lidhje me protestën e qytetarëve në Vlorë, i përgëzon ata për reagimin. “Dua të përshëndes përzemërsisht qytetarët e Vlorës për protestën e tyre dinjitozë, për fibrën e tyre qytetare, që reaguan në mënyrën më të fuqishme, ua zunë galanë në fyt zyrtarëve makutë, që kanë vjedhur fondet e ujësjellësit dhe ishin mbledhur të festonin me to. Qytetarë dhe qytetare, ju përjetoni padrejtësitë më të mëdha. Protesta juaj kundër regjimit është shpëtimtare për ju dhe për Shqipërinë. Uji nuk mungon vetëm në Vlorë, uji mungon në mbarë Shqipërinë. Arbitrariteti nuk ushtrohet vetëm në Vlorë, ushtrohet në çdo skaj të këtij vendi. Për të shpëtuar duhet zëri juaj, duhet angazhimi juaj qytetar. Të përzëmë sa...