Protesta kombëtare e opozitës! Demokratët mblidhen para Kryeministrisë pa afat, Berisha: Vërshim të papërmbajtur

Protesta kombëtare e opozitës! Demokratët mblidhen para Kryeministrisë pa afat, Berisha: Vërshim të papërmbajtur

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Sot në orën 17:00, Partia Demokratike dhe aleatët e saj mban protestën e dytë kombëtare. Tubimi organizohet kundër korrupsionit të qeverisë socialiste, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku dhe krijimin e një qeverie teknike që do të cojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Kryedemokrati, Sali Berisha, ka reaguar pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike, para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha thotë se ora 17:00 është ‘ora e opozitës’, ndërsa ka ftuar qytetarët në një ‘vërshim të papërmbajtur drejt Tiranës’. Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës. Sot duke nisur nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes...