‘Protesta e vetmja rrugë kundër regjimit’, Hoti: Ndryshimet në Kodin Penal goditje ndaj qytetarëve dhe medias

‘Protesta e vetmja rrugë kundër regjimit’, Hoti: Ndryshimet në Kodin Penal goditje ndaj qytetarëve dhe medias

E ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, foli mbi ndryshimet e miratuara në Kodin Penal nga mazhoranca socialiste, të cilat sipas saj rëndojnë padrejtësisht mbi qytetarët dhe cenojnë lirinë e medias. Ajo u shpreh se, ndonëse këto ndryshime u paraqitën si përafrim me ligjet e Bashkimit Europian, në thelb ato rrisin ndëshkimet dhe përdorin ligjin penal si mjet frikësimi dhe kontrolli politik, veçanërisht përmes kufizimeve ndaj gazetarëve dhe medias së lirë. Duke u ndalur te kriminalizimi i parkimit të gabuar me dënime deri në tre vite burg, Hoti e cilësoi këtë masë si absurde dhe të pajustifikuar, duke theksuar se qeveria po ndjek një standard të dyfishtë: burg për qytetarët e zakonshëm dhe imunitet për aferat...