Protesta e tretë kombëtare/ Lapaj para Kryeministrisë: Ku shkuan 80 miliardë euro
Adriatik Lapaj TIRANË- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka mbajtur fjalimin e tij në protestën e tretë kombëtare të thirrur nga ky subjekt politik, ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ai rikujtoi skandalet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri, nga përmbytjet e deri te keqmenaxhimi i parave publike për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve, si dhe abuzimin e politikanëve me pushtetin. “Ata vjedhin, dhe ne përmbytemi në shtëpitë tona. Shkojmë në spital dhe mungojnë ilaçet, ndërsa ata pinë verë me 33 mijë euro apo blejnë çokollata me 10 mijë euro. Fëmijët tanë ikin nga ky vend sepse nuk e përballojnë dot jetën këtu. Gjatë këtyre 12 viteve, Edi Rama dhe banda e tij kanë menaxhuar më shumë se 80 miliardë...
Burimi:
zeri.ai