Protesta e tretë kombëtare e PD-së, Berisha: Strategjia është rrëzimi i Edi Ramës, dy motivet kryesore janë…

Protesta e tretë kombëtare e PD-së, Berisha: Strategjia është rrëzimi i Edi Ramës, dy motivet kryesore janë…

Në një konferencë për kryetarët, Sali Berisha u ndal te protesta e tretë kombëtare e PD-së që do të mbahet më 10 shkurt. Lideri i Partisë Demokratike u shpreh se strategjia që do të ndiqet do të jetë beteja gjer në rrëzim të Kryeministrit Edi Rama. “Strategjia e PD është absolutisht betejë gjer në rrëzimin e Edi Ramës. Edi Rama nuk ka më legjitimitet. Për çdo qytetar, ne shohim një zgjerim të madh të mirëkuptimit dhe jemi shumë të inkurajuar, shumë mirënjohës ndaj qytetarëve. Sepse që një qytetar të zemërohet ndaj pushtetit të vendit të tij, duhet të ketë motive të forta. Dhe qytetarët e kanë kuptuar se kanë motivet më të fuqishme që mund të ekzistojnë. Qeveria nuk ka legjitimitet. Ka shndërruar zgjedhjet në...