Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, analisti: Fitoi Berisha, por jo opozita!
Analisti Ergys Mërtiri ka komentuar protestën e Partisë Demokratike të mbajtur para kryeministrisë këtë të hënë (22 dhjetor), teksa tha se ky tubim i dha një moment politik Sali Berishës, por jo opozitës në tërësi. “Fitoi Berisha, por jo opozita. Çdokush e kupton që nuk rrëzohet Edi Rama me militantët e partisë që mblidhen në shesh dhe protestojnë kundër tij. Dihet që militantët janë kundër Ramës. Çështja është a erdhën qytetarë në shesh. Populli shqiptar nuk e do Edi Ramën, por nuk e do as Sali Berishën dhe nuk vjen në një protestë të thirrur nga Berisha,” tha ai. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, analisti u shpreh se Berisha arriti të rikuperojë disi pozitat e tij pas nisjes së foltoreve, kur pjesëmarrja ishte...