Protesta e PD-së, Ervin Salianji: Jam i zhgënjyer, molotovët i shkojnë në favor Edi Ramës
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në “Ditarin e Pasdites” në A2 CNN, foli në lidhje me protestën e fundit të Partisë Demokratike, duke kritikuar drejtimin e saj. Salianji u shpreh se si demokrat ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si po organizohen protestat. “Janë një seri protestash ku sakrifica e qytetarëve është absolute, por drejtimi nga ana e lidershipit është pa kokë dhe jo strategjik. Çfarë strategjie ishte xhiroja tek Unaza e Vogël? Duke qenë se nuk po hapet Partia Demokratike dhe nuk po ripërtërihet përmes protestave, duket sikur po kërkohet riciklimi i tyre,” u shpreh ai. Sipas tij, protesta nuk pati mesazh të qartë, ndërsa kryefjalë u bënë fishekzjarrët dhe molotovët. “Unë kam dalë në protesta për të shuar zërat se nuk po...
Burimi:
javanews.al