Protesta e PD, reagon Edi Rama: Shqipëria kundër mullahëve të Teheranit, ndërkohë opozita kundër Tiranës (FOTO)
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për protestat e opozitës që po zhvillohet në rrugët e kryeqytetit. Përmes një postimi në platformën "X", Rama ka përdorur një ton kritik dhe ironik ndaj mënyrës si po zhvillohet protesta. Kreu i qeverisë ka ironizuar opozitën, teksa ka ndarë foto nga sulmet në Iran dhe një foto nga protesta dhe një kosh që digjet pas molotovëve. "Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës", shkruan Rama. Opozita po zhvillon protestën e radhës kombëtare. Ndryshe nga herët e tjera, pa fjalime, opozita ka protestuar duke marshuar nëpër kryeqytetet. Marshimi zhvillohet në disa prej institucioneve, ndërsa nuk kanë munguar shpërthimet me molotovë dhe incidentet. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai