Protesta e PD, policia “blindon” parlamentin! 1500 efektivë në gatishmëri (VIDEO)

Protesta e PD, policia “blindon” parlamentin! 1500 efektivë në gatishmëri (VIDEO)

pamje-jashte ambienteve te parlamentit TIRANË- Pak orë para nisjes së seancës plenare dhe protestës së opozitës, Policia e Shtetit ka marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë. Efektivët janë vendosur pranë hyrjes së Parlamentit, të pajisur me mjete të ndryshme sigurie, përfshirë fikëse zjarri dhe mburoja mbrojtëse. Burime bëjnë me dije se rreth 1500 forca policore janë vënë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës. Sipas informacioneve, protesta e Partisë Demokratike pritet të zhvillohet si brenda, ashtu edhe jashtë ambienteve të Parlamentit, në shenjë kundërshtimi ndaj qëndrimit të mazhorancës për mosarrestimin e Belinda Ballukut. Mbrëmjen e djeshme, policia vendosi barriera metalike rreth godinës së Kuvendit. Gjithashtu është njoftuar se nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit do të ketë kufizime në qarkullim në rrugën...