Protesta e PD në kryeqytet, Avokati i Popullit publikon raportin paraprak: Një protestues u ankua për dhunë nga policia, kemi nisur hetimet…
Avokati i Popullit monitoroi përgjatë gjithë itinerarit protestën e opozitës të zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet. Siç bën me dije raporti paraprak i Avokatit të Popullit, grupi i punës së institucionit vizitoi spitalet dhe komisariatet për të parë dhe intervistuar protestuesit e ndaluar apo të lënduar. Nga të dhënat paraprake të raportit, të paktën 12 persona në moshë madhore janë ndaluar, ndërsa 4 të mitur u lanë të lirë pas marrjes në pyetje. Në Spitalin e Traumës, ekipi i Avokatit të Popullit administroi ankesën e një protestuesi që raportoi ushtrim dhune nga ana e policisë, për të cilën ka nisur hetimi përkatës. Avokati i Popullit i bën thirrje forcave të rendit për vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, pavarësisht dinamikës së protestës. Gjithashtu thekson domosdoshmërinë për transparencë...
Burimi:
top-channel.tv