Protesta e PD, ministri Gogu: Flakët dhe molotovët po ngadalësojnë hapin drejt BE-së

Protesta e PD, ministri Gogu: Flakët dhe molotovët po ngadalësojnë hapin drejt BE-së

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka reaguar për protestën e dhunshme të zhvilluar dje nga Partia Demokratike. Gogu flet për dy realitete të ndryshme, flakë e tym nga një opozitë e varfër, e nga ana tjetër për negociata e anëtarësim në BE nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Ministri Gogu thotë se çdo molotov i hedhur drejt institucioneve, ngadalëson hapin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. “Ka momente kur një shoqëri vihet përballë një zgjedhjeje të thjeshtë, por vendimtare: midis spektaklit të zjarrit dhe durimit të ndërtimit. Në rrugët tona, herë pas here, shfaqet i njëjti ritual, flakë që ngrihen përpara institucioneve, tym që mbulon fasadat e shtetit, zhurmë që kërkon të zëvendësojë fjalën. Është një gjuhë e varfër politike, që përsëritet sa herë mungon alternativa....