Protesta e PD- Delegacioni i BE: Jemi të shqetësuar për aktet e dhunshme, tregoni vetëpërmbajtje

Protesta e PD- Delegacioni i BE: Jemi të shqetësuar për aktet e dhunshme, tregoni vetëpërmbajtje

pamje nga sulmi i 'vilës 31' TIRANË-Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestës së mbrëmjes së djeshme të Partisë Demokratike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE shprehet se është kundër dhunës, ndërsa i bën thirrje aktorëve politikë për vetëpërmbajtje. Në përfundim të reagimit delegacioni shprehet se është në mbështetje të angazhimit konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Reagimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë: Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve. Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së...