Protesta e opozitës zhvendoset para parlamentit, përplasje me policinë
PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Protesta kombëtare e thirrur ngaPartia Demokratike është zhvendosur para Parlamentit. Deputetët po përpiqen të menaxhojnë situatën dhe të udhëzojnë protestuesit për të shmangur përplasjet direkte, ndërsa nuk kanë munguar tensionet me forcat e rendit. Protestuesit po tentojnë të çajnë me forcë kordonin e policisë të krijuar përpara derës kryesore të godinës së Kuvendit. Protesta e Partisë Demorkatike ka nisur prej orës 17:00, dhe qytetarët janë larguar rreth orës 19:00 nga Kryeministria, duke u drejtuar drejt Parlamentit. Nën thirrjet “Rama ik”, ata kanë vijuar marshimin.
Burimi:
zeri.ai