Protesta e opozitës, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Sot dita e revoltës kundër… Bashkohuni në Bulevard!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë thirrje sot për një protestë kombëtare në bulevardin para Kryeministrisë, duke e quajtur 24 janarin një “moment historik” dhe “ditë të revoltës dhe zemërimit”. Blushi u shpreh se protesta synon të kundërshtojë atë që ai e quan “Narkoregjimi”, një grup kriminal që, sipas tij, ka marrë peng shtetin dhe institucionet. Ai bëri thirrje që qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë t’i bashkohen në shesh ora 17:00 për të treguar pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe për të kërkuar llogaridhënie. “Qytetarët e lodhur nga varfëria dhe korrupsioni do të dëgjohen sot fort,” tha Blushi, duke shtuar se protesta është një moment për të mbrojtur lirive qytetare dhe shtetin ligjor. REAGIMI Sot është dita e revoltës, e...
Burimi:
javanews.al