Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Protesta e opozitës, reagon Berisha: “Uragani i lirisë” vërshon sot në Tiranë. Fitore!

Pesë orë para protestës kombëtare të opozitës, kreu i Partisë Demokratike ka njoftuar në rrjetet sociale se uragani i lirisë do të vërshojë sot në Tiranë. Thirrjen për protestën e shoqëroi me  mesazhin për fitore. “Sot në ora 17:00 “Uragani i lirisë” vërshon në Tiranë. Fitore!”, shkruan kreu demokrat krahas fotos së protestës së 24 janarit. Që nga njoftimi i datës së protestës, Berisha ka bërë vazhdimisht thirrje për pjesëmarrje masive për rrëzimin e qeverisë Rama. Protesta e cila pritet të zhvillohet përpara Kryeministrisë, ka vënë në gatishmëri maksimale policinë e Shtetit, e cila ka marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e saj.