Protesta e opozitës, Rama: Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e kësaj të diele, për protestën kombëtare të opozitës, duke dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimit të pronës publike, ndërsa shprehu solidaritet me punonjësit e policisë që u plagosën gjatë përplasjeve. Në një reagim në “X”, Rama e cilëson protestën e opozitës si degjenerim i pandalshëm, teksa shton se protestuesit tashmë janë rekrutuar në mercenarë me pagesë. Kryeministri theksoi se protesta është e drejtë demokratike, por dhuna e organizuar nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e shprehjes. Reagimi i Edi Ramës: Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës...
Burimi:
vizionplus.tv