Protesta e opozitës nuk del nga “skenari”: Molotovë e fishekzjarrë “dogjën” Kryeministrinë dhe Kuvendin, 19 efektivë të lënduar, 21 të arrestuar

Protesta e opozitës nuk del nga “skenari”: Molotovë e fishekzjarrë “dogjën” Kryeministrinë dhe Kuvendin, 19 efektivë të lënduar, 21 të arrestuar

pamje nga protesta TIRANË- Protesta kombëtare organizuar nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, mbrëmjen e djeshme, është mbyllur me përplasje dhe akte dhune mes protestuesve dhe forcave të rendit. Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, ky i fundit valëviti flamurin nga podiumi, ndërsa protestuesit kanë hedhu molotovë e fishekzjarrë në drejtim të kordonit të policisë dhe kryeministrisë. Kaosi përpara Kryeministrisi zgjati për pak minuta, ndalesa e dytë ishte para godinës së Parlamentit. Protesta u zhvendos para Parlamentit, ku u regjistruan incidente të shumta. Protestuesit u përplasën fizikisht edhe me forcat e rendit, duke u përpjekur për të çarë kordonin e policisë të krijuar përpara derës kryesore të godinës së Kuvendit. Situata ka përshkallëzuar, pasi i njëjti skenarë me molotovë, bomba e fishekzjarrë janë hedhur drejt Parlamentit,...