Protesta e opozitës/ Lubonja: Ne popull dele jemi, tani duan të na bëjnë kafshë më të butë

Protesta e opozitës/ Lubonja: Ne popull dele jemi, tani duan të na bëjnë kafshë më të butë

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te akuzat e SPAK ndaj Belinda Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra si zv/kryeministre, teksa SPAK ka kërkuar arrestimin e saj. Lubonja ngriti pikëpyetje mbi trajtimin e çështjes së Ballukut në krahasim me rastin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, duke sugjeruar se ndryshimi mund të lidhet me ndikimin politik të aferave të dyshuara. “Ku është ndryshimi mes Ahmetajt dhe Ballukut? A u gjetën krime te Ahmetaj dhe te Balluku nuk po gjenden? Apo ndryshimi është se krimet e Ahmetajt nuk e preknin Ramën, ndërsa këto të Ballukut e prekin? Unë besoj se është kjo e dyta”, – u shpreh ai. Sipas tij, kur çështje të tilla reduktohen në debate procedurale,...