Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçi, ka reaguar ashpër pas sulmit ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës së opozitës, ku u përdorën molotovë dhe mjete të tjera të dhunshme. Koçi i quajti kriminelë të organizuar ata që goditën punonjësit e Policisë dhe jo protestues. Ministrja shtoi se përdorimi i molotovëve është një veprim me qëllim për të goditur dhe dhunuar ata që janë në krye të detyrës. Ajo u shpreh se kjo nuk është një protestë apo përplasje, por një “tentativë vrasjeje.” “Në shërbimin e Djegie-Plastikës në QSUNT, pranë punonjësve të Policisë së Shtetit që mbetën të plagosur nga molotovët e hedhur në mënyrë barbare drejt tyre. Ledio 26 vjeç, Kreshniku 38, Enesi 21, Klevi 27, Bledari 27. Kundër tyre e kolegëve...
Burimi:
javanews.al