Protesta e opozitës, ironizon Salianji: Dolëm xhiro nga blloku se ishte e shtunë! Marshimi, kamuflim numrash

Protesta e opozitës, ironizon Salianji: Dolëm xhiro nga blloku se ishte e shtunë! Marshimi, kamuflim numrash

Ervin Salianji, i rreshtuar tashmë hapur kundër Sali Berishës dhe lidershipit të PD, nuk i fsheh kritikat as për protestën e fundit që degjeneroi në goditjen me molotovë ndaj vilës së Enver Hoxhës, duke rrezikuar jetën e artistëve. Në një intervistë për Report Tv, ish-deputeti Salianji thotë se kupola drejtuese e Partisë Demokratike nuk e ka një strategji të qartë se si do ta rrëzojë Edi Ramën dhe se si do të vijë në pushtet. Protestën me marshim në gjithë qendrën e Tiranës, Salianji e quajti një “ecje të darkës”, duke theksuar se ishte një shpërdorim i sakrificës së mijëra demokratëve. Në intervistën në një studio televizive me gazetarin Nertil Agalliu, Salianji thotë se kjo lloj proteste me marshim u përdor nga PD për të...