Protesta e opozitës, Hasimja: Duhet energji dhe frymë

Protesta e opozitës, Hasimja: Duhet energji dhe frymë

Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në studion e “Quo Vadis” këtë të martë, komentoi protestën e opozitës. Ai tha se kjo protestë nuk ishte ndryshe nga të tjerat, por shtoi se ajo e radhës do të ketë disa ndryshime. I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se çfarë ndryshimesh priten, Hasimja tha se në tryezën e partive opozitare do të diskutohet më shumë për atë që duhet të bëhet në protestën e radhës, e cila do të mbahet më 20 shkurt. Pjesë nga biseda: Borakaj: Protesta e tretë kombëtare, keni tentuar të trazoni ujërat, si dukej? Hasimja: Është një proces që sapo ka nisur. Pasnesër organizojmë tryezën e parë. Është një tryezë që do të ketë më tepër prezencë të shoqërisë civile. Duam që edhe partitë...