Protesta e opozitës/ Gjoni: Policia militante dhe patronazhiste tejkaloi kompetencat dhe veproi në mënyrë antikushtetuese
Pas protestës së opozitës të zhvilluar mbrëmjen e kaluar, e shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, deklaroi në një intervistë për SYRI TV se policia ka tejkaluar kompetencat ligjore dhe ka vepruar në mënyrë jo proporcionale ndaj protestuesve. Sipas tij, Partia Demokratike nuk ka detyrim ligjor të marrë leje për protesta, por vetëm të njoftojë orarin dhe vendin, ndërsa garantimi i mbarëvajtjes i takon policisë. Gjoni akuzoi policinë për dhunë të vazhdueshme, përdorim të gazit lotsjellës dhe topave të ujit, madje edhe ndaj podiumit ku po fliste Sali Berisha, si dhe për shfrytëzim të objekteve të kultit gjatë ndërhyrjeve. Ai theksoi se policia është shndërruar në një institucion militant dhe paralajmëroi se përshkallëzimi i presionit ndaj opozitës mund...
Burimi:
syri.net