Protesta e opozitës/ Gazetari Qarri: Sulmi ndaj Berishës ishte i planifikuar, qytetarët tejkaluan partitë…
Protesta e opozitës e mbajtur një ditë më parë para Kryeministrisë dhe Parlamentit, e cila kulmoi me përplasje të dhunshme, është analizuar në detaje nga gazetari Flavio Qarri gjatë një interviste me Bled Markun në Syri tv. Sipas tij, reagimi i Policisë së Shtetit ishte i paprecedentë dhe shënjestroi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të planifikuar liderin e opozitës, Sali Berisha. Në një analizë të situatës, Qarri thekson se përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion nuk ishte një reagim proporcional, por një sulm i mirë menduar. "Në mënyrë nominative dhe fizike u sulmua lideri i opozitës. E tillë ka qenë edhe drejtimi i ujit, por edhe i gazit lotsjellës të hedhur nga policia. Shpresa ka qenë që me sulmin e Berishës, të gjithë...
Burimi:
syri.net