Protesta e opozitës/ Eksperti i sigurisë: Policia ushtron dhunë të kamufluar si taktika, më e ashpra që nga ’91

Protesta e opozitës/ Eksperti i sigurisë: Policia ushtron dhunë të kamufluar si taktika, më e ashpra që nga ’91

Pas protestës së opozitës, debati publik është përqendruar te sjellja e Policisë së Shtetit, e cila nga shumë zëra është cilësuar si një përdorim disproporcional i forcës. Për të analizuar këtë situatë, eksperti i Sigurisë Kombëtare, Ergys Muzhaqi, njëherësh ish-oficer policie, në një intervistë për SYRI TV, u shkpreh se veprimet e policisë ishin një ‘ashpërsi e kamufluar si taktikë’. Sipas Muzhaqit, i cili ka shërbyer në ekipet e ndërhyrjes së shpejtë dhe ka përvojë direkte me menaxhimin e turmave, qasja aktuale e policisë nuk është e duhura. Ai shpjegon se taktikat policore duhet të vijnë si rezultat i një vendimmarrjeje strategjike që synon menaxhimin e situatës dhe arritjen e një rezultati të dëshiruar, gjithmonë brenda kuadrit ligjor. Ajo që shihet aktualisht, sipas tij, është...