Protesta e opozitës/ DW: “Kryengritje paqësore” mes molotovëve!

Protesta e opozitës/ DW: “Kryengritje paqësore” mes molotovëve!

TIRANË- "Kjo do të jetë kryengritja paqësore e shqiptarëve”, e cilësoi tubimin kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Megjithatë, protesta që zgjati rreth tre orë u shoqërua me molotovë, fishekzjarre, gaz lotsjellës dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës nuk pati fjalime, por u përsëritën thirrjet për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Marshuesit kaluan përpara disa prej institucioneve kryesore në kryeqytet, duke nisur nga Kryeministria dhe duke vijuar drejt Ministrisë së Infrastrukturës, selisë së Partisë Socialiste dhe Parlamentit. Vetëm pak minuta pasi protestuesit mbërritën pranë Kryeministrisë, nisën përplasjet e para. Një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe mjete piroteknike drejt godinave institucionale, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Pesë efektivë policie mbetën të plagosur dhe u dërguan në Spitalin e Traumës....