Protesta e opozitës, Berisha në podium: U ngritëm nga hiri si feniksi, plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë

Protesta e opozitës, Berisha në podium: U ngritëm nga hiri si feniksi, plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë

Sali Berisha u ngjit në podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë në protestën e dytë kombëtare nga opozita. Lideri i PD-së i bëri thirrje protestuesve që ky është kilometri i fundit për të goditur qeverinë e Edi Ramës. “Sot ne jemi në kilometrin e fundit me ndihmën e Zotit, asgjë s’do të na ndalë drejt fitores tonë. Sot ne jemi para triumfit të madh. Shumëkujt triumfi mund t’i duket shumë larg, kur sheh udhëkryqin në të cilin ndodhet Shqipëria. Por miqtë e mi, opozita që kemi bërë vitet e fundit, ka qenë maratonë jo e lehtë. Një karvan maratonë e mbushur me dhunën e narko-shtetit. Por edhe një qëndresë stoike, sakrifica të dhimbshme nga ne. Ishin vite të një përballje të egër. Përdori të gjitha mënyrat...