Protesta e opozitës/ Belind Këlliçi: Çdo ditë qeverisje e Ramës është një ftesë për të protestuar
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën që do të organizohet pasditen e sotme para Kryeministrisë. Në një reagim në rrjetin social facebook, Këlliçi shkruan se çdo qytetar ka arsye për të protestuar duke përfshirë këtu “koston e jetesës, varfërinë, padrejtësitë apo korrupsionin qeveritar. Një tjetër arsye që Këlliçi liston është rritja e çmimit të naftës, ku shton se kryeministri Edi Rama është ai që pasurohet më shumë nga e gjithë kjo situatë. Sipas deputetit, çdo ditë qeverisje e Ramës është një ftesë për të protestuar. Postimi i plotë: Secili ka arsyet e motivet e përditshme për të protestuar, për koston e jetës, për varfërinë, për padrejtësitë, për korrupsionin qeveritar që tanimë mbrohet me votë në...
Burimi:
syri.net