Protesta e opozitës, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë të kenë kujdes: Mund të përshkallëzojë në dhunë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri u ka bërë sërish thirrje qytetarëve amerikanë në vendin tonë që të kenë kujdes nga protestat e Sali Berishës. Së fundmi, ambasada amerikane në Tiranë u kërkon qytetarëve amerikanë të shmangin lëvizjet e panevojshme në kryeqytet, pasi protesta e kryedemokratit që do të mbahet më 28 shkurt mund të përshkallëzojë në dhunë, siç ka ndodhur dhe herët e kaluara. “Një protestë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 28 shkurt 2026, në orën 18:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen pranë godinës së Kryeministrisë, e cila ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Sheshit “Nënë Tereza” dhe Sheshit “Skënderbej”. Protesta mund të shtrihet edhe në zona përreth. Prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të qarkullimit...
Burimi:
sot.com.al