Protesta e opozitës, Alibeaj: Hipokrizi e Berishës, i shërben Edi Ramës

Protesta e opozitës, Alibeaj: Hipokrizi e Berishës, i shërben Edi Ramës

Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar hipokrizi masive të Sali Berishës protestën kundër Edi Ramës. I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Alibeaj tha se nuk mund të ketë protestë reale për sa kohë Berisha punon dhe i shërben Ramës për interesat e tij. Pjesë nga biseda: Borakaj: Sot që shihni protestën e opozitës, çfarë kuptoni? Alibeaj: Për të gjykuar një akt politik duhen dy gjëra: duhet të dish cili është objektivi. Borakaj: Të rrëzojmë Ramën. Alibeaj: Këtë e thoni ju? Borakaj: E thotë Rama. Alibeaj: Për të gjykuar nëse ka një mesazh politik, fillimisht duhet të caktohet objektivi dhe pastaj të vendoset proporcioni. Mund të jetë edhe një person në protestë, por nëse caktohet objektivi, ai mund...