Protesta e dhunshme PD-së përpara Kryeministrisë, reagon Balla: Grupi kriminal mbulohet me çadra gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Protesta e dhunshme PD-së përpara Kryeministrisë, reagon Balla: Grupi kriminal mbulohet me çadra gati për molotovët e një plaku të rrjedhur

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi fillimin e protestës së katërt kombëtare të thirrur nga opozita përpara Kryeministrisë. Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan: “Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe grupi kriminal që mbulohet me çadra (edhe pse nuk bie shi) gati për molotovët e një plaku të rrjedhur.” Reagimi i tij vjen gjatë protestës së PD-së, me protestuesit që hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë. Top Channel