Protesta e dhunshme dhe molotovët drejt efektivëve, 15 militantët e Berishës dalin para Gjykatës së Tiranës
Pesëmbëdhjetë militantët e arrestuar pas protestës së dhunshme të Partisë Demokratike do të dalin para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Protestuesit e arrestuar akuzohen se kanë kundërshtuar dhe kanë goditur punonjësit e policisë, duke mos kursyer as molotovët në drejtim të tyre, ndërsa po garantonin sigurinë në protestën e thirrur nga Sali Berisha më 22 mars. Do të jetë gjyqtarja Armela Hasantari e cila do të vendosë nëse militantët e Berishës do të qëndrojnë në burg apo ndaj tyre do të caktohet një masë më e lehtë sigurie. Për protestën është vënë në hetim në gjendje të lirë edhe organizatori Klevis Balliu, i cili akuzohet se ka shtyrë të miturit në krim. Në hetim janë edhe 5 të mitur që...
Burimi:
sot.com.al