Protesta e 35-të masive në Tiranë, diaspora i bashkohet qytetarëve në shesh

Protesta e 35-të masive në Tiranë, diaspora i bashkohet qytetarëve në shesh

Sot në Tiranë po mbahet protesta e 35-të radhazi, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa vëmendja kryesore është te fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që janë kthyer nga vende të ndryshme të Europës për t’iu bashkuar tubimit. Kolona automjetesh dhe hyrje masive janë regjistruar në pikat kufitare veriore e jugore të vendit, duke shënuar një mobilizim të gjerë mbarëkombëtar. Ndërkohë, në sheshin “Skënderbej” ka nisur grumbullimi i protestuesve, ku shqiptarëve të ardhur nga diaspora u janë bashkuar edhe qindra qytetarë nga Tirana dhe rrethe të ndryshme të vendit. Emigrantë të ardhur nga Gjermania, Italia, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Franca, Austria dhe vende të tjera europiane janë bërë pjesë e tubimit, duke iu bashkuar thirrjeve të protestuesve për ndryshim politik. Organizatorët e...