Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës. T’i japim leksionin e merituar qeverisë

Protesta e 24 janarit, Berisha thirrje qytetareve: Të mbushim sheshet dhe rrugët e Tiranës. T’i japim leksionin e merituar qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri sërish thirrje për pjesëmarrje në protestën e së shtunës, 24 janar. Gjatë një konference me gazetarët, ai u iu drejtua qytetarëve që të mbushin sheshet dhe rrugët e Tiranës ‘për t’i dhënë leksionin e merituar qeverisë’. “Ndaj dhe jam sot këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë, shpresa e fundit e Shqipërisë janë ata guximtarë që do vendosin të protestojnë gjer në largimin e Edi Ramës nga pushteti. 24 janari është një datë jashtëzakonisht e rëndësishme në përpjekjen për të rrëzuar këtë regjim, këtë organizatë kriminale që nuk njeh asnjë ligj, standard, Kushtetutë, normë apo standard. Mbarë shqiptarët kudo që janë, njerëzit e lirë në Europë dhe në botë, presin me 24 janar fjalën e kryengritjes paqësore të...