Protesta e 22 Marsit, kryedemokrati Sali Berisha ndan mesazhin në rrjete
Opozita pritet të rikthehet sërish para Kryeministrisë në protestën e thirrur për të dielën, më 22 mars. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një foto në lidhje me protestën, duke u bërë thirrje mbështetësve të mblidhen në orën 18:00 para Kryeministrisë, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Protesta e radhës vjen pas tubimit të opozitës tek parlamenti i Shqipërisë, në ditën kur Partia Socialiste vendosi të rrëzojë kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Kërkesa e opozitës është largimi i Edi Ramës nga qeveria, dhe shkuarja e vendit në zgjedhje me një qeveri teknike.
Burimi:
syri.net