Protesta e 12 marsit, Berisha: Jemi në stinën e përmbysjes së diktatorëve

Protesta e 12 marsit, Berisha: Jemi në stinën e përmbysjes së diktatorëve

Kreu i PD Sali Berisha foli për protestën e thirrur nga opozita më 12 mars para Kuvendit, duke theksuar se objektivi i vetëm është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Kryedemokrati tha se jemi në stinën e përmbysjes së diktatorëve, dhe në Shqipëri “do ta kryejmë vetë”. “Më 12 mars Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Do protestojmë më 12 mars dhe do ketë vetëm një objektiv, larimin, dorëheqjen e Edi Ramës. Ora do caktohet, por ftoj të gjithë shqiptarët të vazhdojmë betejën tonë, sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe të diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë. T’i themi sa më shpejtë u krye”, tha Berisha. Kreu i PD mohoi që të ketë votuar në Kuvend kundër shkarkimit të...