“Protesta dje kishte një risi themelore”, Berisha akuza policisë: Përdorën gaz lotsjellës të skaduar, është helm
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, hodhi akuza ndaj Policisë së Shtetit, duke thënë se gjatë protestës së djeshme është ushtruar dhunë ndaj qytetarëve dhe është përdorur gaz lotsjellës i skaduar. Sipas Berishës, kjo protestë kishte një risi të veçantë, pjesëmarrjen masive të të rinjve, të cilët ai i cilësoi si faktor kyç për rrëzimin e qeverisë. “E vërteta, protesta pati një risi jashtëzakonisht të rëndësishme dhe themelore. Ajo u dominua nga rinia, nga të rinjtë, adoleshentët. U dominua pra nga guximi, energjia dhe vendosmëria e të rinjve. Një ogur i bardhë shumë ky për shqiptarët. Një shpresë e vërtetë, se do jenë të rinjtë dhe gjenerata e tyre, ata të cilët do të përmbysin, do të largojnë nga pushteti...
Burimi:
top-channel.tv