Protesta/ 21 militantë të arrestuar, Nën hetim 5 anëtarë të PD, mes tyre Noka, Këlliçi e Balliu

Protesta/ 21 militantë të arrestuar, Nën hetim 5 anëtarë të PD, mes tyre Noka, Këlliçi e Balliu

Protesta e organizuar nga Partia Demokratike mbrëmjen e së hënës në Tiranë degjeneroi në përplasje të forta, të cilat çuar në arrestimin e 21 personave. Mes tyre, sipas burimeve pranë policisë, 7 ose 8 janë të mitur, nën moshën 18 vjeç. Pjesa më e madhe e të ndaluarve rezultojnë persona përsëritës, të arrestuar më parë për dhunë në tubimet e PD. Gjatë protestës janë hedhur flakadanë, shishe molotov, fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të forcave të policisë, si edhe ndaj godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit. Si pasojë e përplasjeve, mbi 30 persona u shoqëruan në komisariat për verifikime. Dy efektivë policie mësohet se kanë pësuar djegie të rënda gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e turmës. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më serioze dhe rrezikon t’i...