Propozimit të Bujar Leskaj për Komisionin e Reformës Territoriale i bashkohen edhe deputetë të tjerë të PD, ja emrat
Propozimit të deputetit Bujar Leskaj për pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në Komisionin e Reformës Administrativo-Territoriale i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë të PD, duke u rreshtuar në favor të një qasjeje institucionale dhe aktive të opozitës në proceset e reformave. Ideja e Leskajt u hodh mbrëmjen e djeshme në rrjetin e tij social “Facebook”, fillimisht si një domosdoshmëri politike dhe institucionale, me argumentin se mungesa e opozitës në një reformë kaq të rëndësishme i lë terren mazhorancës për vendimmarrje të njëanshme dhe e përjashton zërin opozitar nga procesi i rishikimit të hartës territoriale. Më pas, në diskutimet e zhvilluara sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar, kësaj ideje i janë bashkuar edhe deputetët Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Arjan Ndoja,...
Burimi:
sot.com.al