Propozimi Rama-Vuçiç/ Shengen pa standarde? Gjipali: Shqipëria ende larg këtij realiteti
Drejtori ekzekutiv i European Movement Albania, Gledis Gjipali, në një intervistë për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, ka theksuar se çdo propozim për përfshirjen e Shqipërisë në zonën Schengen Area mbetet i vështirë për t’u realizuar pa përmbushjen e standardeve të forta demokratike. Sipas tij, përveç kritereve teknike, Bashkimi Europian kërkon maturi politike, shtet ligjor funksional dhe respektim të të drejtave të njeriut, duke përjashtuar çdo mundësi për përfitime pa reforma të thella. Gledis Gjipali: Është një propozim i cili i përbashkët, i cili u hodh në, në publik dhe sigurisht si çdo propozim, pritet për të marrë dhe reagimet për të testuar situatën. Deklarata e cila përgjigjet komisionerja Kos, është e qartë që ëh, një zgjidhje e tillë, në radhë të parë do...
Burimi:
syri.net