Propozimi i PS në Kodin Penal: Presidenti, kryeministri e ministrat nuk mund të pezullohen nga detyra. Manja: Janë shtylla kryesore e shtetit
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Ulsi Manja, prezantoi ndryshimin ligjor sa i përket pezullimit nga detyra të krerëve më të lartë të shtetit. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, u shpreh se qëllimi është garantimi i funksionimit të institucioneve, ndërsa shtoi se nuk bëhet fjalë për privilegj personal. “Ne propozojmë që në pikën dy të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve s’mund të jepet masa e pezullimit nga detyra. Ky rreth subjektesh shtohet me Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv.kryeministrin, ministrat. Pse kemi zgjedhur këto subjekte? Janë institucione që burojnë nga Kushtetuta dhe përbëjnë shtyllat kryesore të shtetit të së drejtës; janë themele të shtetit të së drejtës. Qëllimi është garantimi i funksionimit normal të institucioneve të shtetit dhe vendosja e balancës....
Burimi:
top-channel.tv