‘Pronat e ushtrisë në duart e privatëve’/ Hoxhaj: KAYO dhe ortakët e tij biznes me Ramën, s’auditohen!
Kompania shtetërore KAYO, e krijuar me qëllimin për të ringjallur industrinë e armatimeve në Shqipëri, është përfshirë në një skandal që ngre dyshime të forta për abuzim me pasuritë publike dhe favorizim të kompanive private. I ftuar emisonin ‘A Show’ në Syri Tv, nën moderimin e Adi Krastës, gazetari Julian Hoxhaj shprehet se nën drejtimin e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, kjo kompani publike po shërben si një mekanizëm për t'u dhënë kompanive private akses në pronat e ushtrisë dhe përfitime financiare, duke shkelur hapur vendimet e vetë qeverisë. Hoxhaj tregon se sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM), të firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, kompanisë KAYO, i ishte hapur rruga për të krijuar kompani të reja në partneritet me subjekte private....
Burimi:
syri.net