Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK/ Reagon Rama: Nuk po shprehem dot, më duhet kohë të gëlltis…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Hagës për dënimin me nga 45 vite burg për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi për krime kundër njerëzimit. Edi Rama: Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal...
Burimi:
top-channel.tv