Prokurori i SPAK: Kryeministri kërkon të bllokojë hetimin penal ndaj Ballukut
Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka dhënë argumentet e tij, duke sqaruar se pse në rastin e pezullimit të belinda ballukut nuk ka konflikt kompetencash, sic pretendon kryeministri rama. “Nuk mund të pretendohet për konflikt kompetencash. Për të pasur konflikt kompetencash midis pushteteve duhet të plotësohen tre kritere ligjore. Mosmarrëveshja lind midis organeve të pushteteve të ndryshëm, mosmarrëveshja lidhet me organet që vendosin vullnetin e pushtetit të tyre dhe Mosmarrëveshja ka të bëjë me përcaktimin e sferës së kompetencave. Në rastin konkret këto kushte nuk plotësohen. SPAK vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO për masën e sigurimit personal apo për interpretim të nenit 103 pika 3 nuk lidhen me kontrollin kushtetues mbi ligje, nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve. Vlerësojmë...
Burimi:
syri.net