Projektrezoluta e PE për Shqipërinë, Balla i pëgjigjet Berishës: S’ishin 300 ndërhyrje, por amendamente!

Projektrezoluta e PE për Shqipërinë, Balla i pëgjigjet Berishës: S’ishin 300 ndërhyrje, por amendamente!

Në përgjigje të deklaratave të Berishës për projektrezolutën e PE për Shqipërinë se në të janë bërë 300 ndërhyrje, Taulant Balla tha se ishin 300 amendamente, pjesa më e madhe e të cilëve u rrëzuan. Lidhur me projektrezolutën, ai pati vetëm një rezervë, të drejtat e minoriteteve, pasi ligji shqiptar parashikon mbrojtjen më të mirë të tyre. “U tha nga njëri që ishin 300 ndërhyrje, ishin mbi 300 amendamente. Komisioni rrëzoi pjesën më të madhe të amendamenteve. Edhe pse ndonjë amendament ishte nisur me email nga Tirana, nuk e kaloi dot filtrin e Komisionit të Jashtëm. Kam vetëm një koment, te pika 12. Shqipëria është një model i respektimit të të drejtave të minoriteteve. Nuk bie dakord, pavarësisht se e dini fare mirë kush e...