Projektligji për rezervën e naftës pezull nga 2019-a, formula që fsheh kosto qindra milionë euro

Projektligji për rezervën e naftës pezull nga 2019-a, formula që fsheh kosto qindra milionë euro

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Qeveria shqiptare po tenton prej disa vitesh të miratojë një ligj për krijimin, mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave minimale të sigurisë së naftës bruto dhe nënprodukteve të saj. Rezerva e sigurisë, sipas standardeve, përllogaritet në 90 ditë importe ose 61 ditë konsum, në varësi se cila shifër është më e lartë, dhe aktivizohet në situata të jashtëzakonshme, si mungesa e produktit ose kriza të natyrës gjeopolitike. Drafti i parë, i propozuar në shkurt 2019, parashikonte një formulë bashkëmenaxhimi mes shtetit dhe sektorit privat, ndryshe nga modeli aktual, ku rezervat mbahen tërësisht nga kompanitë private dhe rafineritë. Sipas këtij modeli, 60 ditë të konsumit mesatar do të mbaheshin nga një ent publik, ndërsa 30 ditët e tjera do t’u përkisnin kompanive private. Enti publik,...