Projektligji për qeverisjen elektronike, Tabaku: Po ligjërojnë kapjen e shtetit, nuk na duhet një Republikë…
Pas një debati të fortë në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në rrjetet sociale, duke e cilësuar procesin e miratimit të ligjit për Qeverisjen Elektronike si një përpjekje të nxituar për të shmangur përgjegjësinë dhe hetimin. “Së fundmi, me një shpejtësi të jashtëzakonshme – me shpejtësinë e atyre që duan t’i shpëtojnë ligjit, të mbrojnë veten nga hetimi – në Parlamentin e Shqipërisë është duke u diskutuar ligji për Qeverisjen Elektronike,” – shprehet Tabaku në video. Sipas saj, projektligji krijon një strukturë të re biznesi që do të operojë dhe mirëmbajë të gjithë sistemet dhe të dhënat e Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë databaza shtetërore, të dhëna personale, dosje hetimore dhe sisteme të ndjeshme si TIMS. “Ligji i qeverisjes...
Burimi:
sot.com.al