Projektligji për import-eksportin e armëve, Vengu e sqaron në Komision: Rreziku s’vjen vetëm prej tyre, jemi në një realitet të ri sigurie

Projektligji për import-eksportin e armëve, Vengu e sqaron në Komision: Rreziku s’vjen vetëm prej tyre, jemi në një realitet të ri sigurie

pirro vengu TIRANË- Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes ka miratuar në mbledhjen e sotme projektligjin për ndryshimet për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe artikujve të teknologjive për përdorim të dyfishtë  Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka theksuar në fjalën e tij në Komision nevojën për kontrolle të transfermit, pasi vuri në dukje se rreziqet nga vijnë vetëm nga armët klasike. Sipas Vengut, ky projektligj ka 3 objektiva themelore, si ajo e harmonizimit me kuadrin rregullator të BE-së, forcimin e mekanizmave dhe rritjen e sigurisë juridike.  “Kemi të bëjmë me një realitet të ri sigurie, ku kufiri mes paqes, krizës, përdorimit civil të mallrave ushtarake, është bërë gjithmonë e më i paqartë. Lind nevoja që ky rrezik të administrohet...