Projektligji i ri që rrezikon t’i kthejë fëmijët në ‘biznes’/ Zhulali: Prishja e ‘Zyber Halullit’ i hap rrugën ndërtimit të kullës!
Një projektligj i ri për përkujdesin shoqëror, i paraqitur me shpejtësi në komisionet parlamentare, ka ngritur alarmin për rrezikun e kthimit të mbrojtjes së fëmijëve në një biznes fitimprurës. Nisma ligjore, e cila synon të ndryshojë ligjin aktual, prezanton një koncept të ri dhe tejet shqetësues: atë të “familjeve profesionale” dhe “vullnetare”, të cilat do të licencohen dhe paguhen nga shteti për të marrë nën kujdes fëmijët në nevojë. E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, anëtarja e PD në Këshillin Bashkiak, Ilda Zhulali theksoi se drafti lë në errësirë totale procedurat konkrete, garancitë ligjore për mbrojtjen e fëmijëve dhe mekanizmat e monitorimit për të siguruar mirëqenien e tyre. Sipas saj, projektligjit i mungojnë elemente thelbësore: nuk parashikohet asnjë vendim gjykate për largimin e një fëmije...
Burimi:
syri.net