Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital
Qeveria shqiptare pritet të dorëzojë në Kuvend projektligjin e ri “Për kërkesat e transparencës për emetuesit e titujve”. Ky ligj, i cili synon integrimin e plotë me standardet e Bashkimit Evropian (BE), detyron kompanitë që tregtojnë aksione ose obligacione në tregun e rregulluar (bursa) të jenë shumë më të hapur me publikun dhe investitorët. Një nga risitë kryesore është detyrimi i emetuesve për të publikuar raporte financiare vjetore të audituara jo më vonë se katër muaj pas mbylljes së vitit. Dokumentet duhet të jenë të disponueshme për publikun për të paktën 10 vjet. Kompanitë duhet të publikojnë gjithashtu raporte të ndërmjetme brenda 3 muajve nga përfundimi i gjashtëmujorit të parë. Formati unik elektronik Pas datës 1 janar 2028, të gjitha raportet financiare nuk do të...
Burimi:
javanews.al