Programi për Kampusin e Drejtësisë, Rama: Financim i madh, bashkëpunimi me gjyqësorin i domosdoshëm
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin për konkursin ndërkombëtar për ngritjen e Kampusit të Drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së sistemit të drejtësisë, bashkëpunimit me qeverinë dhe përmirësimit të kushteve të punës për gjykatësit dhe prokurorët. Ai vuri në dukje vonesat “katastrofike” siç i quajti ai në shqyrtimin e proceseve gjyqësore dhe nevojën për integrimin e teknologjisë në sistemin e drejtësisë, duke e konsideruar atë një element të domosdoshëm për efikasitetin dhe pavarësinë e tij. Kryeministri nënvizoi se ky projekt është një nga investimet më të mëdha në infrastrukturën e shtetit dhe është një mundësi për të modernizuar dhe reformuar sistemin gjyqësor, pas një reforme të thellë që ka kaluar. "Shteti të përfitojë disa projekte, për të përfituar për disa vite...
Burimi:
zeri.ai